Pas Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e bronzit për kategorinë deri në 48 kilogramë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Tokyo, një tjetër sportiste kosovare vijon të korr suksese ndërkombëtare. Majlinda Kelmendi ka kaluar në gjysmëfinalen e turneut.
Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.
Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë. 28 vjeçarja konkuron në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku synon të marrë medalje.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.