Që në njoftimin e parë dhe në të gjitha spotet televizive të prodhuara më pas në Shqipëri dhe Kosovë, në listën e pjesëmarrësve në koncertin kushtuar Nënë Terezës në Vatikan, ndodhej edhe emri i Majlinda Kelmendit.
Por, pavarësisht njoftimeve, Kelmendi nuk është ngjitur sot në mbrëmje në skenën e Bazilikës së “Shën Palit”. Xhudistja kosovare ishte e vetmja nga personalitetet që ishin njoftuar më parë, por që nuk mori pjesë në ceremoni.
Deri më tani nuk ka ende asnjë shpjegim përse pjesëmarrja e Majlinda Kelmendit në koncert është anuluar.