Majlinda Kelmendi ka arritur të fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia Kelmendi mposhti italianen Odette Giuffrida, pas një ndeshje e cila gjeti rreth 10 minuta. Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Kelmendi e mund italianen në një finale, pasi ka triumfuar herën e parë në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Me fitoret e arritura në këto gara, Majlinda Kelmendi ka arritur pikët e duhura për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.