Majkëll Ngoo ka arritur marrëveshjen me Tiranën për të vijuar edhe për një sezon aventurën e tij me bardheblutë, e kësisoj ka ardhur në Shqipëri, e së shpejti do të zbresë në fushën e lojës, për të qenë nën urdhërat e trajnerit Ardian Mema.
Mirëpo, jashtë fushës së blertë, Ngoo njihet se i pëlqen shumë argëtimi dhe këtë jo në pak raste e kemi parë në postimet që shtatlarti ka bërë në rrjetin social Facebook. I tillë është edhe rasti i funndit, ky është vetë sulmuesi që ka bërë një foto me reperin en johur shqiptar, Noizy, dhe e ka shpërndarë me miqtë e tij virtualë.
Kujtojmë që pak kohë më parë, Ngoo ka publikuar edhe një tjetër foto me reperin Stresi që është edhe “armiku” i Noizyt në fushën e muzikës, mirëpo kjo gjë duket se nuk i intereson aspak Ngoo-së, i cili ka një marrëdhënie të mirë me të dy këta personazhe.