Erik Ten Hag mahnitin botën me Ajaxin e tij. Skuadra holandeze pësoi një eleminim dramatik në sekondat e fundit duke mos patur mundësi të shkonte në finale. Skuadra e drejtuar nga Ten Hag arriti të eleminonte emra të mëdhenj si Real Madrid apo dhe Juventus. Në këtë mënyrë, strategu i kësaj skuadre tashmë kërkohet nga shumë skuadra.
Në skenë ka dal dhe emri i Romës. Sipas “Radio Radio” fal një ndërmjetësi holandez kanë nisur kontaktet e para me trajnerin. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Pasi me atë që tregoi me Ajaxin padyshim që Ten Hag meriton një skuadër të madhe.