Trajneri Gugash Magani u largua nga drejtimi i Teutës, në fund të vitit që shkoi. Peqinasi, pas largimit nga Teuta, mori drejtimin e skuadrës së Trepçës 89, në Superligën e Kosovës.
Për trajnerin pati zëra se do të shkonte te Kukësi, por kjo gjë nuk ndodhi. I pyetur nga RTSH, se përse nuk iu bashkua Kukësit, Magani u shpreh:
Të jem i sinqertë, sa i përket Kukësit, kam pasur kontakt nga menaxheri i ekipit, jo nga presidenti. Në këto momente i thashë ‘jo’, sepse e di çfarë kërkesash ka Kukësi dhe nuk kisha kohën e mjaftueshme për të arritur objektivin që ka ky ekip. Kështu e mendoj unë”, tha Magani.
I pyetur nëse kishte patur kontakte me ekipin e Partizanit, Magani u shpreh: “Për sa i përket Partizanit, nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit e klubit”.