Ditën e sotme pas stërvitjes së Treppcës 89′, trajneri i skuadrës Gugash Magani është prezantuar edhe përpara mediave.
Magani ka folur se përse ka zgjedhur skuadrën kampione të Superligës së Kosovës dhe spe u largua nga Superliga Shqiptare.
“Kam arritur marrëveshje me kryesinë për gjysmën e mbetur të kampionatit me mundësi vazhdimi nëse jemi mirë me pikë dhe rezultat. Nuk jam gjeni dhe magjistar, kam ardhur për të punuar këtu të bëjë atë që di”, tha Magani për mediat.
Ai madje e ka krahasuar skuadrën e Trepccës me skuadrat shqitpare.
“89-shi është e barabartë me Superligën Shqiptare. Kam ardhur për trofe te Trepça ’89”, shtoi ndër të tjera Magani.