Teuta është në luftë për mbijetesë në këtë sezon dhe ndeshjen e radhës e ka në shtëpi kundër Skënderbeut. Trajneri Gugash Magani flet për vështirësitë e mëdha që do te ketë në ndeshjen kundër kampionëve, për SuperSport ai shprehet:
“Ndeshjet janë të gjitha të vështira, kjo është shumë e vështirë sepse kemi përballë një skuadër që synon titullin por ne kërkojmë t’i shpëtojmë fundit. Të dyja skuadrat kanë presion.
Ata që do ta menaxhojnë më mirë presionin do dalë e fituar. Është një ndeshje që i ka të treja rezultatet brenda po ne do të futemi për të marrë maksimumin e pikëve.
Në ndeshjet e Kupës nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë tona por në fushë këtë herë do të futemi si të barabartë për të marrë 3 pikët.
Duhet të sigurojmë mbijetesën dhe më pas nuk e di se cfarë mund të ndodhë por në cdo ndeshje do të synojmë të marrim sa më shumë pikë”, përfundoi ai.