Flamurtari zhvilloi një fazë përgatitore në Slloveni, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Skuadra vlonjate ka mbërritur dje në mbrëmje në Vlorë. Tekniku i pankinës kuqezi, Gugash Magani ka mundur të shohë gjendjen e lojtarëve të tij duke krijuar edhe ide për secilin prej tyre.
Në një prononcim për panorama sport, Magani është shprehur që tashmë nuk kërkon më afrime në skuadër pasi grupin e ka të kompletuar. Ai ka konfirmuar që janë pikërisht ata lojtarë që do të përfaqësojnë Flamurtarin në sezonin e ri.
“Ekipin e kemi të kompletuar. Them se nuk do të kemi afrime. Ky do të jetë grupi i sezonit të ri për Flamurtarin”, deklaroi Magani.