Egnatia dhe Skënderbeu do përballen sot në orën 13:45. Sfida vlen për javën e tretë të Superligës shqiptare, me dy skuadrat që nuk e kanë shijuar fitoren pas dy javëve të para të Superligës. Nga një barazim dhe një humbje kanë skuadrat, që sot kanë shansin për pikët e plota.
Të besuarit e Maganit kthehen të luajnë në shtëpi, duke pasur tifozët në krah. Nga ana tjetër, eksperienca e Skënderbeut bën që Memelli të kërkojë suksesin e parë të plotë për këtë sezon. Në një fushë të re dhe me dy skuadra të etura për pikë, mesdita e sotme pritet të dhurojë një ndeshje emocionuese.
Formacionet e mundshme:
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Agbenpornu, Krivanjeva, Çyrbja, Telushi, Iseni, Shtubina, A. Magani, Jackson
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Victor, Mara, Bismark, Mensah