Uniforma e zgjedhur nga Kombëtarja e Shqipërisë për Kampionatin Europian, e firmës “Macron”, ka rezultuar shumë e suskesshme. Ajo ka bërë për vete edhe drejtuesit e skuadrave të ndryshme të Superligës, të cilët kanë vendosur që të bëjnë marrëveshje pikërisht me këtë kompani. Aktualisht, në Superligë janë disa skuadra me uniformën e “Macron”, siç janë Tirana, Partizani dhe Kukësi, por pritet që në vazhdim të tjera skuadra të zgjedhin këtë firmë, që i ka sjellë fat Kombëtares kuqezi në përfaqësimin e saj historik në Francë 2016.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.