Jahmir Hyka e ka nisur nga minuta e parë sfidën e sotme kundër Sion. Gjatë gjithë kohës që Hyka ka qenë në fushë, Luzern po humbiste kundër Sion me rezultatin 0-1. Në minutën e 58 ai zëvendësohet, teksa skuadra e tij më pas kalon dy herë në avantazh.
Por, kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me fitoren e skuadrës së Hykës, ekipi mik shënon në minutën e fundit të kohës shtesë dhe merr një pikë nga kjo sfidë, duke i hequr festën nga duart skuadrës së mesfushorit të kombëtares kuqezi.