Të hënën luhet takimi i javës së gjashtë të Kategorisë së Parë, e quajtur ndryshe kryesfida e grupit të Jugut. Lushnja do të presë në “Roza Haxhiu” Bylisin, kundërshtarin që i mori nga duart kualifikimin në Superiore në majin e vitit 2015.
Tifozët kanë gati rikthimin në shkallët e stadiumit që pas bojkotit që i bënë sezonin e shkuar. Me ballshiotët vlerësohet si një derbi, duke qenë se skuadrat janë afër njëra-tjetrës, ndërsa tifozët kanë një kërkesë për lojtarët dhe drejtuesit: Të fitojnë takimin.