Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 13 në Kategorinë e Parë. Të mëdhatë kanë bërë detyrën duke fituar edhe në transfertë, aty ku Besëlidhja dhe Kastrioti bëjnë detyrën kundër Tërbunit dhe Veleçikut. Burreli bën “surprizën” në shtëpi, duke mposhtu 2-1 Erzenin.
Për grupin B ka pasur rokadë në krye, teksa Pogradeci nuk ia ka dalë të marrë fitoren ndaj Shënkollit, duke lëshuar kështu vendin e parë që mbahet nga Lushnja. Lagunarët mposhtën minimalisht Devollin, për t’u rikthyer në krye të klasifikimit. Apolonia ia doli ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë, ndërsa Besa përmbysi me 2 penallti Turbinën në Cërrik.
Kategoria e Parë, java 13
Grupi A
Tërbuni 0 – 1 Kastrioti
Veleçiku 0 – 1 Besëlidhja
Burreli 2 – 1 Erzeni
Korabi (pushim)
Renditja e grupit A
Grupi B
Lushnja 1 – 0 Devolli
Elbasani 2 – 0 Oriku
Iliria 0 – 1 Apolonia
Turbina 1 – 2 Besa
Shënkolli 0 – 0 Pogradeci
Renditja e grupit B: