Lushnja është duke zhvilluar një sezon të mirë në Kategorinë e Parë. Me një pikë më pak se kryesuesit e Pogradecit, lagunarët janë duke luftuar për titullin kampion të Kategorisë së Parë, grupi B. Ecuria pozitive e këtij sezoni nuk i ka ndalur Lushnjarët që të rikthehen vite pas, duke publikuar një foto nga finalja e Kupës kundër Apolonisë.
Me “Qemal Stafën” e tejmbushur, Lushnja nuk do ia dilte të triumfonte, pasi një gol i Haxhiraj i dha fitoren Apolonisë në vitin 1998. Nostalgjik për atë kohë, ekipi i përbërë nga emra të njohur ka marrë vlerësime pafund.
Emrat: Dabulla, Manko, Bendo, Premce, A.Cuko, Dushi . Poshtë: Hysko, Gazheli, Elezi, Cuko, Çela