Fitorja ndaj Skënderbeut e rriti entuziasmin në kampin e
Bylisit. Skuadra ballshiote mori 3 pikëshin e parë në këtë edicion të Superligës
dhe e bëri pikërisht në një transfertë të vështirë si ajo e Korçës.
Megjithatë, që prej atij takimi kanë kaluar shumë ditë dhe në Ballsh kanë nisur
të mendojnë për Kukësin. Verilindorët pretendojnë shumë në këtë kampionat dhe
ndaj Bylisit do të synojnë pikët e radhës.
Gjithsesi, për t’ia bërë të vështirë këtë mision kanë menduar dëmtimet, me 4
futbollistë të Bylisit që do të marrin “mungesë” ndaj nënkampionëve.
Në takimin që do të zhvillohet në shtëpi, Bylis nuk do të ketë të gatshëm
lojtarë si Antoni, Hadroj, Bajramaj e Goxha.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.