Luis Suarez para ndeshjes Liverpool-Barcelona, ka folur në lidhje me javën e shkuar në Camp Nou, që pasi shënoi goli, festoi shumë, megjithëse ndaj ish-skuadrës së tij.
Mirëpo, uruguajani është shprehur se nëse shënon sot, të gjithë e dinë se ai nuk do të festojë.
“Iu kërkoj falje tifozëve të Liverpulit për festën time në Camp Nou. Ishte një gjysmëfinale e Championsit, po luaja në shtëpinë time dhe ndodhesha përballë njerëzve të mi. Kam shumë respekt për tifozërinë e Liverpulit, të gjithë e dinë se nuk do të festoj nëse shënoj gol në Anfield”, është shprehur Suarez para ndeshjes.