Kategoria e Parë do të zhvillojë sot dy ndeshjet e mbetura për javën e shtatë. Në grupin A, Burreli dhe Dinamo luajnë për vendin e parë në klasifikim, me kryeqytetasit që javën e shkuar “rrëmbyen” kreun.
Ndeshja e “Liri Ballabanit” do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 13:30. Të besuarit e Cammaratas kanë një transfertë të vështirë, teksa te Burreli këtë sezon ka pasur ndryshime rrënjësore. Ulja në stol e Samuel Nikaj dhe afrimi i lojtarëve të njohur, e kanë bërë Burrelin të jetë pretendent serioz për elitën.
Klasifikimi: