Njëra prej tyre do të festojë sot ngjitjen në Superiore, pas një sezoni të gjatë, të lodhshëm e plot tension.
Kamza kryesoi gjatë gjithë kampionatit, vendosi rekord fitoresh rresht, por në play-off pikët u përgjysmuan dhe Besëlidhja u kthye në garë, edhe falë gabimeve të Kamzës.
Besëlidhja e nisi keq sezonin, por pati rritje graduale dhe sukseset në kupë i shtuan besimin në forcën e vet, ndaj sot lezhjanët nuk futen në fushë si inferiorë dhe do të jetë një betejë.
Beteja do të zhvillohet me polici, më në fund. Ky takim, sipas kalendarit duhej të ishte zhvilluar para 10 ditësh, saktësisht me 12 maj, por për mungesë të policisë, nuk u zhvillua duke u kthyer në një “telenovelë”.
Tani fjalën e ka fusha, me shpresën se arbitrimi do të jetë neutral.
Formacionet e mundshme
Kamza: Gjonikaj – Frashëri, Lelis, Basriu, Boçi – Deliallisi, Ferraj, Mehmeti, Hysa – Malindi, Morina
Besëlidhja: Demi – Kastrati, Smajli, Dibra, Ndreca – Sidibe, Hepaj, Semina – Seku Kamara, Marashi, Përgjoni