Kategoria Superiore mbylli dje javën e 33-të të saj, ndërsa ende nuk janë plotësuar verdiktet e sezonit. Menjëherë është bërë zyrtare java e 34, që do të zhvillohet në dy ditë. Fundjava që vjen do t’I rikthejë skudrat në fushë, me ndeshje interesante.
Të shtunën do të zhvillohen dy duele në orën 17:45, me Luftëtarin që do të presë Skënderbeun. Tirana ka një ndeshje të lehtë në letër në “Selman Stërmasi” ndaj Flamurtarit. E diela e datës 19 korrik sheh tre duele. Në 17:45 Bylis ndeshet me Laçin në “Adush Muça”. Ora 20:45 rezervon dy duele të nxehta. Në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Kukësin, ndërsa Teuta do të luaj me Partizanin në shtëpi.
Kategoria Superiore – Java 34
E shtunë, 18/07/2020
17:45
Luftëtari – Skënderbeu
Tirana – Flamurtari
E diel, 19/07/2020
17:45
Bylis – Laçi
20:45
Vllaznia – Kukësi
Teuta – Partizani