Pas pak momentesh fillon ndeshja Mal i Zi- Serbi, ndeshje e vlefshme për Nations League. Kjo sfidë mund të quhet dhe derbi i Ballkanit. Ashtu si çdo derbi paraqet një rrezikshmëri të lartë për incidente apo dhe për plagosje tifozash. Mediat atje raportojnë për nivelin e lartë të sigurisë. Madje, tregohet se gjitha bizneset pranë Stadiumit të Podgoricës janë mbyllur që nga orët e para të mëngjesit.
Ndërsa, disa rrugë në afërsi të stadiumit janë mbyllur duke mos e lejuar qarkullimin e automjeteve Situatw qw kujton ndeshjen Shqipwri-Serbi. Vlen të theksohet se ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë është historike për dy shtetet, pasi për herë të parë takohen zyrtarisht.