Kategoria e Dytë e futbollit do zhvillojë sot tre nga ndeshjet e javës së katërt. Në fushë do zbresin gjashtë skuadra, në tre qytete të ndryshme. Në 14:00 janë rezervuar sfidat e sotme në grupin A, ndërsa të tjerat do zhvillohen nesër.
Sot në 14:00, Internacional do luajë me Adën e Velipojës, Klosi dhe Bulqiza përplasen në “Liri Ballabani” të Burrelit, ndërsa Murlani luan me Gramshin në Barbullush. Nesër për grupin A luhen edhe Shënkolli – Veleçiku, Elbasani – Oriku dhe Iliria – Luzi.
Sot, Kategoria e Dytë, grupi A
14:00
Internacional Tirana – Veleçiku
Klosi – Bulqiza
Murlani – Gramshi