Të gjithë e pamë atë që ndodhi në takimin Kukësi-Skënderbeu,ku arbitri ndoshta nga frika ndoshta nga ndonjë aspekt tjetër, vendosi atë finale të shëmtuar për titullin. Por, tashmë do të luhet sërish një tjetër finale, ajo e mbijestesës mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Njëra nga këto dy skuadra mund të bjerë nga kategoria, gjë e cila shton presionin për gjyqtarët që do të përzgjidhen për këtë takim.
Shkodranët kanë kërkuar arbitra të huaj, por FSHF dëshiron që të vijohet me vendas, edhe pse ajo që bëri Jorgji ka bërë që të humbet besimi tek ata.
Gjyqtarët shqiptarë tashmë kanë frikë ta marrin përsipër Vllaznia-Tirana, duke e vënë në siklet edhe federatën, që mund të vendosë që kjo ndeshje të gjykohet nga arbitra të huaj.