Lushnja-Apolonia do të jetë super ndeshja e Grupit B në Kategorinë e Parë që do të luhet sot për javën e 8-të të kampionatit.
Në stadiumin “Roza Haxhiu”, kryesuesit e Grupit të Jugut do të kërkojnë të kthehen te fitorja pas atij barazimi surprizë një javë më parë kundër Sopotit, ndërsa fierakët shpresojnë te një rezultat pozitiv për të ngushtuar diferencën me skuadrën myzeqare që është në kuotën e 19 pikëve në renditje.
Ndërkohë që drejtuesit e klubit të Lushnjes kanë menduar që ta bëjnë falas hyrjen për në stadium për tifozët në këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa shpresojnë që ta kthejnë në festë në fund të 90-minutëshit.