Luftëtari do të luajë të hënën në transfertë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Për këtë takim trajneri Milinkoviç ka punuar përgjatë gjithë javës, pasi objektivi i skuadrës gjirokastrite është një rezultat pozitiv.
“Bluzinjtë” në këtë sfidë do të kenë edhe përkrahjen e tifozërisë së tyre, “Shqiponjat Bluzi”, të cilët nëpërmjet një postimi në facebook bëjnë me dije që do të nisen nga Gjirokastra në orën 14:00 për të udhëtuar drejt Vlorës, ku do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.
” Te henen ne oren 14:00 nisemi drejt vlores. Oooo oooo oooo shqiponjat bluzi me ju do jene kudo”, shkruhej në postimin e tifozëve të Luftëtarit në facebook.