Luftëtari do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit miqësore para startit të kampionatit.
Trajneri Milinkoviç do të ketë mundësi të shohë gjendjen e skuadrës së tij para sfidës kundër Partizanit dhe një gjë të tillë e ka menduar ta bëjë në përballjen testuese ndaj Bylisit.
Miqësorja Luftëtari-Bylis do të luhet sot në orën 17:00 në Gjirokastër.