Skuadra e Luftëtarit ishte surpriza e sezonit që lamë pas. Bluzinjtë, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika arritën të renditeshin në vendin e tretë duke u kualifikuar në Kupat e Europës. Por, “martesa” e teknikut të njohur me klubin e Luftëtarit përfundoi pas mbarimit të sezonit. Tashmë në krye të gjirokastritëve është afruar Milos Kostiç i cili ka nisur menjëherë nga puna. Në kampin “bluzi” kanë zbarkuar shumë futbollistë, prej të cilëve tekniku i ri i Luftëtarit do të zgjedhë elementët më premtues.
Shorti i Europa League do të hidhet në datë 19 qershor dhe deri atëherë duhen vënë piketat për lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm. Ashtu si në Superiore, të gjithë janë sy e veshë nga gjirokastrët, ku shpresohet ndonjë surprizë në arenën europiane.