Luftëtari pret sot Laçin në shtëpi për të luajtur takimin e javës së 29-të të kampionatit në orën 16:00. Interesi këtë përballje është tepër i lartë për vetë faktin se skaudrat qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetër në renditje dhe objektivave që të dyja klubet kanë.
Sigursht që në fushë trajnerët e të dyja ekipeve kanë menduar të hedhin më të mirët për të mos rrezikuar shumë.
Pak orë para se skuadrat të zbresin në fushë janë zbuluar dhe formacionet e mundshme që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rrapa, Jakovljeviç, Xhekson, Aleksi, Rrapo (Aurelio), Bregu, Rroca, Abazaj, Shkurtaj;
Laçi: Selmani (Vata), Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Jonuzi, Nika, Kallaku, Uzuni, Xhixha (Rexhinaldo)