Sot, Luftëtari ka përforcuar mesfushën teksa zyrtarizoi ish-lojtarin e Korabit, Vangjel Zguron. Skuadra gjirokastrite ka surprizuar të gjithë skeptikët në këto 2 faza të para, pasi i ka marrë pikë Partizanit, Skënderbeut, Kukësit dhe Tiranës e ka arritur të renditet në vendin e 5-të me 22 pikë. Emri më i lakuar në klubin gjirokastrit ditët e fundit, ka qenë Dejvi Bregu.
Mesfushori bluzi ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit të tij me golat e shënuar. Skënderbeu është në kërkim të shërbimeve të tij, megjithatë akoma nuk ka asgjë zyrtare për një marrëveshje të të dy palëve. Por, afrimi i Zguros në skuadër mund të bëjë që drejtuesit bluzinj të pranojnë ofertën e korçarëve. Megjithatë ditët e ardhshme do të na mësojnë nëse Bregu do të qëndrojë ose jo në Gjirokastër.