Luftëtari do të presë Tiranën në sfidën e javës së 8-të të Superligës, sfidë që do të luhet në orën 13:00 në Peqin.
Gjirokastritët kanë gjetur “strehën” e radhës në pritje të përfundimit të punimeve në stadiumin e qytetit të “gurtë”.
Tirana vjen në këtë përballje me një moral të lartë, pas disa rezultateve pozitive dhe nuk njeh asnjë humbje në këtë fillim kampionati.
Luftëtari kërkon të marrë pikët e nevojshme për mbijetesë dhe në këtë sezon ka treguar se ka një skuadër simpatike, që ndonëse ka luajtur jashtë fushës së vet ka grumbulluar deri tani 7 pikë në po kaq ndeshje.
Formacioni i Luftëtarit kundër Tiranës
Moduli 4-4-2
Miraka
Rrapaj Beqiri Bojom Mersini
Ramadani Aleksi Liçaj Montero
Abazaj Bregu