Dje ka nisur puna për rikonstruksionin total të stadiumit “Gjirokastra”, duke bërë që bluzinjtë në sezonin e ardhshëm të mos luajnë ndeshjet e fazës së parë në fushën e tyre. Edhe pse është premtuar se punimet do të ecin me ritme të shpejta, disa fakte bëjnë që gjirokastritët të presin deri në një kohë të caktuar derisa gjithçka të jetë gati.
Drejtuesit kanë konfirmuar se ndeshjet do të luhen në dy stadiume, “Adush Muçaj” në Ballsh dhe “Loni Papuçiu” në Fier, pasi kanë rënë dakord me klubin mallakastriot dhe atë fierak derisa situata të normalizohet te bluzinjtë.
Punimet parashikohet që të zgjasin më tepër se dy muaj, për shkak të ndryshimit të tapetit, rregullimit të kanaleve drenazhuese dhe dhomave të zhveshjes apo dhe ambienteve të tjera të jashtme apo të brendshme, të cilat duhen sipas standardeve të kërkuara nga FSHF-ja.