Luftëtari është mundur në miqësoren e radhës të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Të besuarit e Milinkoviç nuk kanë bindur në takimin e luajtur, teksa kanë pësuar tre gola. Të parët që kaluan në avantazh ishin gjirokastritët, por Turbina arriti të kthente rezultatin duke shokuar në këtë mënyrë Luftëtarin që në këtë sezon do të luajë në Superiore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.