Vllaznia – Luftëtari 2 -3
Vllaznia luajti kundër Luftëtarit, në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Kjo sfidë dhuroi spektakël teksa u shënuan 4 gola për 30 minuta. Në fillim janë miqtë që kanë kaluar në avantazh me Liçaj në minutën e 6-të, por më pas Shtubina barazon rezultatin në minutën e 12-të. Loja ka ritëm dhe bëhet akoma më e bukur.
Duhej të vinte minuta e 24-të dhe sërish bluzinjtë kalojnë në avantazh, me Faifen. Të besuarit e Cungut mundohen të reagojnë dhe në minutën e 28-të vjen goli i barazimit me Markun, që çon peshë tifozërinë shkodrane në shkallët e Loro Boriçit.
Në minutën e 74-të vendoset edhe rezultati i sfidës. Miqtë kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Reginaldo duke çuar rezultatin 2-3.
Sulmuesi i Luftëtarit gjuan bukur me kokë duke e dërguar sferën në katërkëndëshin e mbrojtur nga Agoviç.