Do të luhen ditën e sotme 6 ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë për Grupin B. Maliqi kryesues do të presë në shtëpi Tepelenën në një ndeshje ku fitorja është detyrim për të ruajtur vendin e parë. Butrinti dhe Labëria që ndjekin skuadrën e vendit të parë do të përballen Këlcyrën dhe Memaliajn dhe do të kërkojnë të marrin 3 pikë për të mos humbur terren më vendin e parë.
Ndeshje interesante edhe për mbijetesë mes Skraparit dhe Delvinës që mbyllin tabelën e klasifikimit. Nafëtari do të presë në shtëpi Përmetin, ndërsa Devolli do të luajë në transfertë ndaj Gramozit. Të 6 ndeshjet do të luhen në orën 13:00.