E ardhmja e Marash Kumbullës është në pikëpytje. Lojtari shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon me Veronën dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen Inter dhe Lazio. Shumë oferta kanë shkuar në drejtim të klubit nga Verona për mbrojtësin, por asnjëra nuk është pranuar.
Corriere Dello Sport zbulon se Lazio ka rritur ofertën për Kumbullën, pasi e para ishte 17 milionë euro plus Andre Anderson. Mbetet të shihet se cila do jetë përgjgija, me lacialët që shpresojnë të jetë pozitive.