Trajneri i Iranit Carlos Queiroz ka ngritur zërin kundër deklaratës publike të “Nike” që nuk pranonte të furnizonte me taka ekipin iranian gjatë fushatës së Kupës së Botës. Tekniku portugez e konsideroi aktin një fyerje e rëndë për ekipin përfaqësues.
” Komenti i fundit i Nike ishte, në kënvështrimin tim personal një deklaratë e panevojshme. Secili është i ndërgjegjshëm për këto sanksione Ata duhet të kërkojnë falje sepse ky qëndrim arrogant ndaj 23 djemve është totalisht qesharak dhe i panevosjëhm”, deklaroi 65-vjeçari për rrjetin sportiv televiziv botëror “Sky Sports”.
Si pasojë e luftës politike e diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit, çdo kompani tregtare amerikane është e ndaluar të shesë produkte dhe t’i eksportojë drejt Iranit pas vendimit të presidentit Trump për të vendosur embargo dhe sanksione të reja ndaj Iranit