Italia është e pushtuar nga virusi COVID-19, I cili është shpërndarë pothuajse në të gjithë botën dhe për momentin më aktiv është në Itali. Teksa qindra njerëz humbin jetën çdo ditë mjekët italianë ndodhen në kushte të vështira pune, ku ju mungojnë disa nga mjetet kryesore për të ndihmuar pacientët që janë pozitivë me virus.
Klubet italiane janë angazhuar së fundmi duke dhënë disa donacione në mënyrë që departamente dhe fondacione mjekësore të sigurojnë mjetet e nevojshme për të luftuar ndaj Coronavirus. Siç bëjnë të ditur mediat italiane presidenti I Juves dhe familja e tij kanë dhuruar gati 10 milion euro për Departamentin e Mbrojtjes Civile.