Lucas Biglia pritet të jetë një prej të larguarve në merkaton e kësaj vere nga klubi I Milanit. Mesfushori argjentinas këtë sezon nuk ka shfaqur asgjë nga eksperienca dhe loja e tij, kjo e kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta që e kanë lënë jashtë fushave të blerta.
Në fund të këtij sezoni mediat italiane raportojnë për një ndërpreje normale të kontratës dhe kushteve të saj dhe duket se interesi për argjentinasin është shfaqur menjëherë. Sipas të gjitha gjasave Biglia do të qëndorjë në Seria A, por këtë herë do të transferohet tek klubi i Torinos. Presioni I ulët për rezultate dhe konkurenca jo e fortë në ekipin e Torinos, mund të bëjë që Biglia të gjejë sërish vendin e titullarit dhe performancat e munguara me kuqezinjtë.