Përfaqësuesjaq e Kosovës duket se po fiton respekt me ekipin e saj në arenën ndërkombëtare. I fundit që ka vlersuar kosovarët ka qënë Luca Modriç, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes Kroaci-Kosovë, është shprehur se duhet patur kujdes nga ekipi i ri, pasi kanë shumë lojtar dhe luajnë mirë në ndeshjet jashtë fushës.
“Ne do të japim maksimumin për të arritur një rezultat të mirë, një fitore. Kosova ka një skuadër të mirë dhe janë të përgatitur shumë mirë, kanë një numër të madh lojtarësh.
Ajo që më ka rënë në sy është se ata luajnë më mirë jashtë sesa në shtëpi dhe kjo mund të jetë një problem për ne, prandaj duhet të kemi kujdes”
Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin ”Maksimir” në Kroaci.