Ylli Hoxha do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Feronikelit. Ish-mesfushori i Superligës shqiptare ka nënshkruar edhe për një vit me ekipin kosovar. Është klubi i Feronikelit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook ka bërë me dije:
“Pas takimit me presidentin Naser Rama dhe nënkryetarin e parë Agim Kastrati, futbollisti Yll Hoxha ka vendosur të vazhdojë me KF Ferronikelin edhe për një vit.
Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe kushtet që klubi ofron. Vlen të përmendet se Ylli është pjesë përbërëse e mesfushës së KF Ferronikelit dhe bart fanellën me numrin 99”, përfundon lajmërimi i klubit kosovar.
Kujtojmë që në Shqipëri, Ylli Hoxha ka luajtur me Kukësin dhe Flamurtarin.