Luan Pinari ka folur për skuadrat që do të qëndrojnë në Superiore dhe ato që shkojnë në Europë. Ish-mbrojtësi i njohur i Partizanit foli në emisionin “Gol pas Goli”. Ai theksoi se sot do të vendoset se cili ekip qëndron në elitë, ndërsa java e fundit do të jetë ajo që do të zbulojë skuadrat që do të shkojnë në Europë.
Janë të bashkangjitura si pjesa e Europës dhe ekipet që bien nga Kategoria. Besoj se sot do të zgjidhet se cila skuadër bie më poshtë. Por, deri në javën e fundit do të qëndrojë e hapur çështja e Europës.
Ndërsa është shumë e hapur, duke nisur nga Kukësi e deri te Skënderbeu pjesa e Europës. Nëse Kukësi merr rezultat pozitiv sot, merr pjesën europiane. Është pastaj edhe ndeshja Kastrioti – Tirana, që nëse krutanët fitojnë, atëherë do të kemi dy javë të zjarrta”, deklaroi ai.
Kujtojmë që ndeshja Tirana – Kastrioti do të luhet në orën 16:30, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.