Flamurtari do të udhëtojë drejt Laçit për të zhvilluar këtë fundjavë ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.
Një ndeshje mes dy rivaleve që garojnë për mbijetesë në Superligë.
Duke parë rëndësinë e këtij takimi i cili mund të vendosë shumë, klubi i Flamurtarit ka kërkuar që ky 90-minutësh të gjykohet nga gjyqtarë të huaj.
Drejtuesit e klubit vlonjat kanë dërguar në FSHF kërkesën për gjyqtarë të huaj dhe tashmë pritet përgjigjja e këtij institucioni.
Kujtojmë se Flamurtarin kundër Tiranës në “Selman Stërmasi” e gjykoi një treshe gjyqtarësh nga Malta dhe të dyja skuadrat nuk patën asnjë kontestim në barazimin e arritur mes tyre në kryeqytet.