Leo Messi është vlerësuar edhe këtë vit nga “Marca” duke marrë trofeun e lojtarit më të mirë. Sulmuesi argjentinas, edhe pse tashmë nuk luan më në La Liga, është befasuar nga trofeu i mbërritur ditën e sotme në Paris.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se është i lumtur që është futur në historinë e kampionatit spanjoll. Në facebook-un e tij, Messi shkruante:
“Është një nder të jesh pjesë e historisë së La Liga-s. Më dukej çmenduri që një ditë do të merrja trofeun e golashënuesve, aq më tepër të kaloja Zarra-n dhe kurrë s’e mendova se do të arrija në 8-të të tilla. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan ta arrija dhe gjithashtu “Marcan” që këtë herë erdhi në Paris të ma dorëzojë. Përqafime!”