Dries Mertens në fund të sezonit mund të largohet nga Napoli. Sikurse raportojnë mediat italiane, palët nuk po e gjejnë rrugën e duhur për ta vazhduar bashkëpunimin.
Pra, në merkaton e ardhshme belgun mund ta shohim në një tjetër skuadër, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë në Serie A, apo diku tjetër. 32 vjeçari, është pjesë e Napolit që nga viti 2013-të, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë një ndër lojtarët më kryesorë të të kaltërve.
Kujtojmë që pjesë e nënkampionëve të Italisë është edhe mbrojtësi I kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, I cili gjatë merkatos së verës u përfol shumë për një largim, por që në fund vendosi të qendronte sërish nën urdhërat e trajnerit Carlo Ançelotti.