Rei Manaj është larguar nga grumbullimi i Kombëtares disa orë para ndeshjes së kuqezinjve kundër Uellsit. Zyra për shtyp e Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije që sulmuesi i njohur është detyruar të lërë skuadrën për shkak të gripit.
21-vjeçari lushnjar e nisi titullar takimin ndaj Skocisë, ndërsa sot nuk do të jetë as në tribunë për miqësoren ndaj Uellsit. Kujtojmë që ndeshja Shqipëri – Uells luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.