Ish-portieri i Shqipërisë, i cili tashmë mbron portën e Kosovës Saimir Ujkani bëri me dije se mund të ndryshojë destinacion gjatë kësaj merkatoje verore.
Kapiteni i “Dardanëve” i cili luan bashkë me Vedat Muriqin te Rizespori deklaroi për “Favorit” në T7 se pavarësisht se ka dhe dy vite kontratë me klubin turk, nuk siguron nëse do të qëndrojë aty dhe për më tej.
“Unë kam kontratë edhe dy vjet me Rizesporin. Mendoj ta respektoj kontratën, por nuk i dihet se çka mund të ndodh gjatë verës”, u shpreh 30-vjeçari.
Ujkani u bë i njohur në Itali duke luajtur për disa skuadra, si: Palermo, Chievo dhe Genoan. Ai mbrojti për 6 vite portën e Shqipërisë (2008-2014) duke u aktivizuar në 20 ndeshje.
Pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, ai ndërroi përfaqësuese duke zgjedhur Kosovën, ku mban dhe shiritin e kapitenit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.