Cuculi ditën e sotme luajti 90 minuta ndaj Laçit dhe për “Supersport” është shprehur se Europa League bëri të vetën. Nuk e ka aspak problem faktin që luajti në gjithë ndeshjen, por i duhet edhe pak kohë për të arritur maksimumin.
“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Lodhja e së enjtes bëri të vetën, por futbolli i ka këto gjëra. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme. Tani është herët të themi për titullin kampion, duhet t’ja lëmë kohës për të arritur qellimet e klubit. Kukësi duhet të përkushtohet maksimalisht në çdo ndeshje për të fituar kampionatin, nuk duhet të neglizhojmë asgjë. Doja 15 minuta për t’u përshtatur, por më duhet akoma edhe pak kohë për të arritur formën maksimale”.