Përfaqësuesja kosovare e drejtuar nga Challandes do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2020. “Dardanët” janë në garë për t’u kualifikuar, duke i cilësuar dy ndeshjet e radhës si tejet delikate. Në 14 nëntor Kosova udhëton drejt Poznanit, ku e pret transferta e vështirë me Çekinë dhe vetëm tre ditë më pas pret Anglinë (17) në “Fadil Vokrri”.
Për ndeshjen ndaj “Tre luanëve” ka një interes të madh nga publiku vendas, teksa sot ishte njoftuar se do të niste shitja e biletave për këtë takim; mirëpo kjo gjë ende nuk ka ndodhur pasi nga trafiku i madh në rrjet, serverat e faqës online kanë rënë. Kompania që merret me shitjet ka reaguar duke sqaruar opinionin publik. “Nga fluksi i madh i klikimeve, ka rënë serveri i faqes online. Shitja do të nisë sot, menjëherë pas ndreqjes së defektit”, ka sqaruar kompania Tiks.