Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Loro Boriçi" ogur i mirë për Tiranën, Vllaznia kërkon të thyejë "mallkimin" në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
"Loro Boriçi" ogur i mirë për Tiranën, Vllaznia

Tirana do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Vllaznisë, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00

Por shkodranët e kanë “makth” Tiranën në stadiumin e tyre. Bardheblutë kanë marrë lehtësisht pikë në shtëpinë e shkodranëve përgjatë viteve të fundit. Që nga dhjetori i vitit 2016 dhe deri më sot, janë luajtur 11 ndeshje në kuadër të Superiores. Vllaznia ka dalë vetëm 2 herë e fituar, teksa 6 ndeshje të tjera kanë qenë disfata. Në anën tjetër 3 ndeshje kanë përfunduar barazim.

Më shumë se 7 vite kanë kaluar, teksa në këtë kohë Vllaznia ka shënuar 6 herë dhe ka pësuar 12. Fitorja e fundit e kuqebluve për kampionat kundër Tiranës në “Loro Boriçi”, daton në sezonin e kaluar. Shkodranët fitonin 0 me 1.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga