Gara e Mugellos (Itali) në Formual 3 zhvillohet në datat 11-13 shtator. Konkurenca është e madhe, ndërkohë që fituesin do e mësojmë vetëm nesër. Piloti shqiptar, Lirim Zendeli kërkon të jetë protagonist, duke arritur majën.
Lorik Cana ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ”bekon” Zendelin. Ai zotëron mbështetjen e të gjithëve, pasi dëshiron të mbajë lart flamurin e Shqipërisë. 20 vjeçari ëndërron Formula 1 dhe gjasat janë të mira. Se si do shkojë gjithçka, mbetet të shihet.